Paga e lartë mund ta nxjerrë në shitje, Leonardo paralajmëron goditjen në merkato: PSG e përballon Ronaldon, e kërkuam në verë

Kristiano Ronaldo ka edhe dy vite të mbetura në kontratë me Juventusin, por largimi i tij mund të vij edhe më herët. Paga e tij është tejet e lartë për xhepat e bardhezinjve, që shtuar faktit për moshën e tij mund të mos ofrojnë një rinovim kontrate por ta nxjerrin në shitje në fund të sezonit. Një investim prej 100 milionë eurosh nuk mund të largohet me parametra 0 dhe Anjeli e di mirë një gjë të tillë, për këtë arsye me shumë mundësi në verë mund të kemi lëvizje në merkato për yllin portugez.

Një nga të paktat klube që mund ta përballojnë një shpenzim të tillë është edhe PSG-ja, e cila duket se ka pasur dëshira ta transferonte në Paris që në merkaton që lamë pas. Këtë e konfirmon vetë drejtori sportiv, Leonardo, që është shprehur se mundësitë nuk u përputhën këtë verë, ndërsa sa i përket të ardhmes ka thënë se gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin, duke lënë të besohet se Ronaldo mund të jetë goditja e PSG-së në fund të këtij sezoni.

“Është normale që emri i Ronaldos të shoqërohet me PSG-në. Jemi pjesë e një rrethi të vogël klubesh që mund ta përballojnë. Edhe nëse situata është e komplikuar për të gjithë, tregu është një çështje mundësish, përtej planifikimit. Ndonjëherë gjëra të jashtëzakonshme ndodhin. Por ky nuk ishte rasti gjatë merkatos së fundit”, ka thënë Leonardo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online