“Kemi lojtarë më të mirë dhe më luftarakë se Kosova”, Bushi me ambicie: Do zëmë vend që Shqipëria nuk e ka marrë ndonjëherë

Pas vëllazërores mes Shqipërisë dhe Kosovës një ndeshje mes dy përfaqësueseve tona do të vijë edhe për ekipet U-21. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për një miqësore, por për një përballje që vlen për kualifikueset e Kampionatit Europian. Trajneri Alban Bushi ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka folur mbi këtë ndeshje, në të cilën shprehet se kanë qëllimin e vetëm fitoren. Sipas tij kuqezinjtë e vegjël kanë më tepër kualitete se bashkëmoshatarët e Kosovës dhe se do të përpiqen t’i mbyllin këto kualifikuese në vende sa më të larta.

“Ne kemi një ekip me kualitete shumë të mira. Dalim shumë mirë nga mbrojtja në sulm. Duhet falenderuar se si luajnë këta djem kaq të rinj me një vizion kaq të madh. Me Kosovën është si çdo ndeshje tjetër. Është e radhës për ne. Jemi të fokusuar 100% te kjo ndeshje, nuk duam kurrsesi ta humbim, sepse vijmë nga  një vazhdimësi shumë e mirë. Kemi lojtarë më të mirë se ekipi i Kosovës, kemi lojtarë më luftarakë se ta. Do presim shanset tona për të zënë një vend shumë të mirë, që ndoshta Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë.

Laçi ka pasur gjithmonë lojtarë. Është strategjia e tyre që aktivizojnë lojtarë të rinj dhe ia ka parë hajrin sespse është një ekip shumë i fortë që merr pjesë gjithmonë në Kupat e Europës. Ka dhënë shumë produkt në ekipet kombëtare Laçi.

Largimi i lojtarëve Shpresa te Kombëtarja A? Jo se ankohem, sepse është kënaqësi kur një lojtar shkon nga ekipi U-21 në Kombëtaren A. Por tani nuk do të qaj, do fitoj”, ka deklaruar Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online