“Pa dyshim, një nga fitoret e mia më dramatike”, trajneri i Ber Shevës: Karakter deri në sekondën e fundit

Hapoel Ber Sheva i ka rrëmbyer kualifikimin nga duart Laçit mbrëmjen e sotme. Një fitorja erdhi vetëm në minutat shtesë të takimit, ku izraelitët tundën rrjetën dy herë, duke shtangur kështu kurbinasit, teksa rezultati shënonte 1-2. Trajneri i skuadrës izraelite ka folur për mediat pas këtij suksesi, që ai e quan si një nga më dramatikët të karrierës së tij.

“Pa dyshim një nga fitoret e mia më dramatike. Jemi përfshirë në lojë nga një prej situatave të tyre, ndaj të cilave ishim të ekspozuar dhe i përthithëm. E kontrollonim lojën për sa i përket situatave. Ne kontrolluam të gjithë ndeshjen. Zbuluam shumë karakter deri në sekondën e fundit. Të lumtur që të dy zëvendësuesit hynë dhe shënuan golat. Unë jam i kënaqur me karakterin dhe shpresoj se do na ndihmojë më vonë”, ka thënë Josi Aboksis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online