“Kush del nga fusha me 4 gola dhe nuk është i mërzitur”?! Gega pas humbjes: I dhamë 3 goal Wolfsburgut

Kukësi ka mbyllur mbrëmjen e sotme ëndrrën europianë. Wolfsburgu nuk ka toleruar aspak në “Air Albania“, duke shënuar 4 herë në portën e verilindorëve. Një rezultat i thellë ky, megjithëse deri diku i justifikuar kur njeh diferenca e mëdha mes skuadrave dhe kampionateve respektive. Pas përfundimit të takimit, Gega ka folur për mikrofonin e “Supersport“, ku shprehet se Kukësi ka falur 3 gola kundër gjermanëve.

“Kush del nga fusha me 4 gola dhe nuk është i mërzitur?! Duhet të jesh shumë real me veten. Ne i dimë forcat dhe e dinim forcën e kundërshtarit. Gjithë kohën kam insistuar të mos dhuronim asgjë. Pa i hequr meritat Wolfsburgut, i dhamë 3 gola. Ne ishim të ndërgjegjshëm për forcën, goli i tretë mbylli gjithçka. U mundova që në pushim që t’i karikoja duke u thënë se nëse vazhdonim me këtë ritëm do shkonte më keq.”

Punë për kampionatin: “Duhet shumë punë, pasi kemi disa probleme. Kampionati do të fillojë shumë shpejt dhe duhet të përmirësohemi, pasi nuk do të thotë se luajtëm mirë ndaj gjermanëve dhe nuk kemi probleme në Superiore“.

Gabimet: “Horic është një nga lojtarët më me përvojë. Më vjen keq që i ndodhi atij. Nuk e prisja që t’i ndodhte, jam i zhgënjyer. Pjesa tjetër duhej ta korrigjonte. Gavazaj dhe Gashi janë premtues dhe prandaj i jap gjithmonë mundësinë për të luajtur me skuadrën. Kur ekipi krijoi ritëm, futa ata të dy dhe bënë shumë mirë. Eze dhe Cooper janë të ngjashëm dhe janë njësoj. Ky është realiteti. I falënderova çunat për mundin dhe personalitetin”.

Penalltia e Rrocës: “Rroca po kënaqej me lojën dhe e vendosën mes tyre që ta gjuante ai. Ndodh që të humbësh një penallti, por kjo u ndodh të gjithëve. Mund t’i ndodhte edhe Ezesë, unë e di karrierën e tij dhe nuk është se nuk ka humbur ndonjëherë penallti”.

Kukësi i Superiores: “Besoj se investimi që është bërë këtu, do të thotë se jemi konkurrues për kampionatin. Është kampionat i gjatë dhe duhet të t’i marrim ndeshjet një nga një. Kjo ndeshje duhet të kalohet sa më shpejt, duhet të shikojmë gjërat e këqija për t’i rregulluar për vazhdimësinë”, ka deklaruar Skënder Gega./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online