Arbi Laçi ka komentuar nivelin e Superiores deri në këtë javë të saj. Vendi i parë po ndërrohet gjithmonë dhe duke u nisur nga kjo arsye, ish-drejtori sportiv i Tiranës është shprehur se ky kampionat ka më pak cilësi se ato të shkuara. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Laçi tregon arsyet se ku e bazon analizën e tij.
“Pa dashakeqësi ky është kampionati më i dobët i 10 viteve të fundit në aspektin cilësor. Askush nuk di të sillet si i madh përballë të voglave. Ndoshta ndikon edhe pandemia, nuk ka investime. Nuk kemi parë një kampionat të bukur. Është i luftuar, por jo i bukur. Sot shohim se çdo skuadër e madhe ka vështirësi ndaj të voglave.
Sot shohim sesi është kthyer në garë Skënderbeu që ishte i rrëzuar më parë dhe këtu meriton komplimente. Fakti është se është shumë skuadra po luftojnë për një objektiv. Më përpara ishte Skënderbeu që përtej të gjitha polemikave dhe akuzave ka bindur me performancat. Vjet kishim Tiranën që bindi cilësisht kundër ekipeve të tjera me statistika”, u shpreh Arbi Laci. /Sport Ekspres/