Pa Botëror dhe turpërimi nga Maqedonia e Veriut! Mancini reagon me dy lista lojtarësh të grumbulluar, më i vjetëri është…25 vjeç

Italia e Mancinit ka mbetur pa Botëror pas kurorëzimit si kampione e Europës. Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut, trajneri ka reaguar menjëherë duke thirrur 53 lojtarë në një kamp stërvitor nga datat 24-26 maj. Atje Mancini do të ketë mundësinë për të parë më nga afër të rinjtë që mund të jetë potencial i mundshëm për “axurrët” në të ardhmen. Duke parë numrin e lartë të tyre, do të ndahen në dy grupe dhe në dy seanca stërvitore.

29 prej tyre janë figura të Serisë A dhe 18 prej tyre vijnë nga Seria B. Më i riu në moshë është mesfushori i Udinezes, Pafundi, i lindur në 2006, ndërsa më i vjetëri është portieri i Empolit, Vicario, i cili është 25-vjeç. Kjo thirrje shërben si një sinal për të shkundur të gjithë lojtarët e Italisë që ishin në fushën e blertë në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *