Ozil: Kam qenë dhe do të mbetem një tifoz i kombëtares gjermane

Mesut Ozil u largua me shumë polemika nga kombëtarja gjermane. Fantazisti lëshoi disa akuza drejtuar shtypit, politikanëve, por edhe vetë personave në kombëtare në lidhjet me trajtimin e padrejtë që i bëhej për shkak të origjinës së tij turke.

Por, pavarësisht këtyre problemeve 30-vjeçari mbetet një tifoz i skuadrës së vendit të tij dhe ketë e konfirmoi duke iu përgjigjur pyetjes së një fansi në rrjetin social “Twitter”.

“Kam qenë që në fëmijëri një mbështetës i kombëtares gjermane dhe kam akoma shumë  shokë që vazhdojnë të luajnë në përfaqësuese. Sigurisht e mbështes akoma skuadrën”, ishte përgjigja që shkroi Ozil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online