Mesut Ozil u largua me shumë polemika nga kombëtarja gjermane. Fantazisti lëshoi disa akuza drejtuar shtypit, politikanëve, por edhe vetë personave në kombëtare në lidhjet me trajtimin e padrejtë që i bëhej për shkak të origjinës së tij turke.
Por, pavarësisht këtyre problemeve 30-vjeçari mbetet një tifoz i skuadrës së vendit të tij dhe ketë e konfirmoi duke iu përgjigjur pyetjes së një fansi në rrjetin social “Twitter”.
“Kam qenë që në fëmijëri një mbështetës i kombëtares gjermane dhe kam akoma shumë shokë që vazhdojnë të luajnë në përfaqësuese. Sigurisht e mbështes akoma skuadrën”, ishte përgjigja që shkroi Ozil.
I've always been supporting the DFB Team since my childhood and I've still many friends playing for the German National Team. Of course I'm still supporting the team! https://t.co/flgtc13DZT
— Mesut Özil (@M10) October 24, 2018