Sokol Cikalleshi ka ndryshuar ekip. Një ditë më parë ishte klubi i Geztepe që njoftoi ndërprerjen e kontratës së huazimit me sulmuesin, i cili u mendua se do të rikthehej tek Osmanlispori. Nuk ka ndodhur kështu.
Sot sulmuesi kavajas ka njoftuar kalimin tek Akhisarspor. Një rikthim për Cikalleshin në këtë ekip. Futbollisti i kombëtares tregon se kishte tre oferta dhe zgjodhi ish-ekipin e tij. Sa i takon rregullores së FIFA-s, pretendohet se rregulli vlen për ekipet e së njëjtës kategori.
Cikalleshi në Superligen turke ka luajtur sivjet me Geztepe, kurse me Osmanlisporin në ligën e parë. Kështu, sipas federatës turke sulmuesit i lejohet të transferohet tek Akhisarpor.
“Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdheniet profesionale me mirëkuptim me klubin për dyarsye:
E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin të pakta dhe për shumë arsye kjo vazhdoi shumë gjatë.
E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit! Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin, edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi, që më hapi dyert pa hezitim për t’më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor!
Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3.5 vite ! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme! Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim te ri! Sokol Cikalleshi”, shkruan sulmuesi kavajas.
https://www.instagram.com/p/BstQdmchulB/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=198cbwct3i9y5