“Ose e ringjallnim Skënderbeun ose rrisnim diferencën”, trajneri i Egnatias është i lumtur me fitoren: Erdhi si rrallëherë

Një situatë paradoksale është ajo që po ndodh me Kastriotin në këto javë të fundit. Krutanët po kërkonin pikë për të mbijetuar në Superiore, por tani e shohin veten shumë afër Europës. Vetëm gjashtë pikë është diferenca e tyre me vendin e tretë, Kukësin, ndërsa me këtë ritëm është më shumë sesa i arritur një objektiv i ri i tillë.

Ekipi i Celës ka arritur që të mund sërish Tiranën, në shifrat 0-1. Bardheblutë ktheheshin pas shumë kohësh në shtëpinë e tyre, Selman Stërmasi, por shtëpia i ishte kthyer në një vend të huaj. Kryesuesit ishin shumë larg performancave të gjatë gjithë sezonit, teksa goli i Onanugës vendosi rezultatin që në minutën e 16. Tirana bëri shumë pak për të barazuar, për të mos thënë asgjë.

Nga krahu tjetër Teuta ka arritur të fitojë në transfertën me Dinamon. Goli i vetëm do të vinte në minutën e 56 nga Hebaj. Gjithcka erdhi nga një gabim fatal i Simonit, që me sigurinë e tepruar në mbajtjen e topit, djallosi gjithçka duke i shkaktuar humbjen kryeqytetasve.

Ndërkohë ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias përfundoi ën shifrat 0-1. Korcarët duhet të luanin që në minutën e 31 me 10 lojtarë pasi VAR ndëshkoi me karton të kuq Elvi Berishën, që zgjodhi të ndërhynte me gërshër ndaj kundërshtarit të tij. Për të vendosur ndeshjen mendoi Demir Imeri me ekzekutimin e një goditje dënimi në stilin Alban Meha, që gjeti fundin e rrjetës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Ramadani: “Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme për mua. Ose e ringjallnim Skënderbeun ose do të rrisnin diferencën. Kemi shënuar nga një goditje dënimi, si rrallëherë më parë. Kemi pasur një rival shumë të fortë dhe pse Skënderbeu ishte me 10 lojtarë, po luanin shumë mirë. Skënderbeu u mundua që të na rrezikonte me topa të gjatë, ne e menaxhuam mirë”.

Shehi: “Humbja është humbja, të mërzit, por duhet të komplimentoj kundërshtarin. E pësuam lehtë golin dhe kjo ta vështirëson mënyrën e lojës. Rivali mbrohet me shumë forca dhe të lë pak hapësira. Duheshin pasime të shpejta dhe fusha nuk ta lë këtë mundësi. Nuk duhet të gjejmë alibi për mungesat. Kastrioti qëndron 17 metra larg portës së tyre, meriton komplimente për mënyrën sesi qëndron rigoroze në detyra. Na është kthyer si mace e zezë, por ndikon edhe fusha, nëse do të luanim në Air Albania do ishte histori tjetër”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online