Te skuadra e Orikut, lajmi i vetëm gjatë kësaj merkatoje është largimi i Aldo Mitraj, sepse deri tani nuk ka asnjë lëvizje tjetër. Pas përfundimit të sezonit të kaluar më 18 maj, skuadra vetëm ka pushuar, ndërkohë që trajneri Artan Sakaj dhe drejtuesit e klubit kanë hedhur në letër platformën e sezonit të ri.
Duke qenë se janë klub me administrim bashkiak, zgjedhjet e 30 qershorit ishin stacioni i fundit i pushimeve, për të nisur përgatitjet e sezonit të ri. “Për ne rëndësi ka që pjesa më e madhe e futbollistëve me të cilët mbyllëm sezonin e kaluar, janë të gatshëm që të rinovojnë edhe për sezonin e ri.
Deri tani kemi e patur të detyruar pushimin gjatë kësaj kohe dhe kemi vetëm një largim, Aldo Mitrajn. Më 15 korrik është menduar nisja e përgatitjeve, të gjithë futbollistët e tjerë do jenë në Orikum atë ditë”, deklaroi trajneri Artan Sakaj për SportEkspres.com.
AGRON KAJA