Oriku, Çapoj: Faza e tretë, mundësi për të rinjtë

 

Ky është sezoni debutues për Orikun në Kategorinë e Parë dhe renditja në pesë skuadrat e para në fund të fazës së dytë është më të vërtetë një sukses. Një ekip i ndërtuar mirë, me të rinj dhe lojtarë me eksperiencë. Objektivi në vazhdim është respektimi i garës.

Për SportEkspres.com, shefi i klubit të Orikut, Gëzim Çapoj, deklaroi se faza e tretë u shërben per t’u dhënë më shumë hapësira futbollistëve të rinj dhe atyre me pak minuta nga dy fazat e para.

“Ndërprejen e kampionatit ne e vlerësojmë si të arsyeshme, sepse çka ndodhi me arbitrin në Kamzë nuk i shërben lojës së futbollit. Gjithsesi, ne i kemi vazhduar përgatitjet e gjatë kësaj kohe dhe krahas tyre kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore, me Bylisin e Albpetrolin. Po u japim prioritet futbollistëve të rinj dhe atyre me pak minuta nga dy fazat e para. Faza e tretë do të luhet me dinjitet nga skuadra jonë”, shprehet Çapoj.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *