“Origi është lojtar ‘part time’”, gazetari i “Sky Sport” këshillon Milanin: Merrni Brojën, është lojtar shumë i fortë

Federico Zancan ka folur në “Radio Rossonera“ për merkaton e Milanit. Origi dhe Armando Broja janë dy emra që janë lakuar për një transferim te kuqezinjtë për të siguruar sulmin për vitet e ardhshme. Gazetari i “Sky Sport” këshillon Milanin të marrë në organikën e vetë 20-vjeçarin shqiptar, të cilin e karakterizon si një lojtar shumë të fortë që pret të zbulohet.

“Origi është një lojtar me kohë të pjesshme, dhe pavarësisht se ka pak hapësirë, ai ka mbetur dhe është bërë një kult për tifozët e Liverpool-it. Ai është një lojtar i fortë dhe është shumë tërheqës për lojtarët e mëdhenj në Evropë. Në periudhën e fundit Klopp-it përdoret edhe si i jashtëm.

Broja është një lojtar shumë i fortë dhe pret të zbulohet. Unë do ta merrja atë në vend të Origit. Ai është në pronësi të Chelsea-t, kështu që do të jetë e vështirë të shkosh për ta marrë atë, por skuadra londineze do të jetë në gjendje ta shesë atë, duke pasur parasysh talentet e shumta që ka në shtëpi. Është e komplikuar”, ka thënë Federico Zancan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online