Orges Shehi zbret në fushën e blertë me stemën e re, trajneri stërvit lojtarët e Partizanit

Orges Shehi është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Partizanit. Pas eksperiencës me Tiranën, Shehi ka zgjedhur që të shkojë në krahun tjetër të kryeqytetit, tek të kuqtë. Menjëherë pas hedhjes së firmës, trajneri ka shkuar në seancën stërvitore.

Së bashku me të në stërvitje ishte prezent edhe Olsi Rama. Një ngrohje muskulore për lojtarët e Partizanit që kanë më pak ditë pushimi se pjesa tjetër e futbollistëve të Superiores, në mënyrë që të njihen më mirë me idetë e trajnerit të ri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online