“Kam mësuar shumë nga Guardiola për mbrojtjen”! Silvinjo e thotë në Brazil: Do të përpiqemi që ta dërgojmë Shqipërinë edhe në Botëror

Silvinjo ka ambicie të mëdha dhe misioni i tij nuk është përmbushur vetëm me dërgimin e Shqipërinë në Europian. Trajneri brazilian ka dhënë një intervistë në mediat e vendit të tij ku ka folur rreth Kombëtares tonë dhe njëkohësisht rreth shembujve që ai ndjek nga trajnerët më të mirë në botë.

“Më pëlqen të flas me lojtarët duke i parë në sy. Ata duhet të më dëgjojnë kur unë flas, edhe unë duhet t’i dëgjoj kur ata flasin. Dhe ky komunikim e çon përpara shumë procesin. Pastaj unë flas italisht me shumicën e lojtarëve dhe dy asistentë shqiptarë përkthejnë në shqip, nuk dorëzohemi, është ekipi i vendit dhe aty duhet folur gjuha e vendit me patjetër. Shembulli im nga trajnerët? Ëenger bëri një Arsenal të jashtëzakonshëm, një vizionar, di të gjejë lojtarët.

Ka nivel të lartë inteligjence, edukimi, menaxhimi. Guardiola është fantastik, shikon shumë ndeshje futbolli dhe jo vetëm pjesën sulmuese e ka fantastike. Ka një mënyrë të jashtëzakonshme mbrojtjeje dhe kam shumë prej tij në këtë aspekt. Por unë nuk e humbas kurrë veten time, thjesht përpiqem që të marrë sa më shumë mundem prej këtyre trajnerëve. Grupi i Europianit? Ishte grupi më i vështirë i mundshëm.

Ata janë të gjithë teorikisht më të fortë se ne. Ne do të testojmë forcat tona. Janë tre skuadra që me siguri mund të themi se po luftojnë për të shkuar sa më larg dhe për të fituar kampionatin. Për ne është krenari kur thonë “është një Shqipëria e mërzitshme atje”. Ne u kualifikuam të parët dhe ata do të fillojnë të na shikojnë tani. Objektivi jonë? Ne do të luajmë në Europian dhe duhet të përpiqemi që të jemi më shpesh në Europian, jo vetëm këtë herë. Pastaj, kush e di, ndoshta në të ardhmen mund të arrijmë një Botëror”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online