Skënderbeu arriti një fitore të shkëlqyer me Vllazninë në Shkodër javën e shkuar dhe barazimi i Flamurtarit në Kukës ka qenë rezultati që dëshironte.
Për këtë arsye, tashmë sfida direkte me vlonjatët në Korcë duket si rasti ideal për të prekur titullin, në rast fitoreje. Kapiteni i skuadrës korçare, Orges Shehi, nuk shqetësohet shumë se fitorja e Skënderbeut do të ulte ndjeshëm emocionet dhe bukurinë e garës për kreun: “Ne atë duam, le të prishet kampionati, e thënë në mënyrë figurative. Do të luajmë për tri pikët, sepse kemi përballë vendin e dytë. Luajmë në fushën tonë dhe do të kërkojmë fitoren për të vijuar të qetë rrugëtimin”.