Orges Shehi motivon lojtarët para ndeshjes me Dinamo Batumin: Mos harroni, jeni te ekipi që ka më shumë tituj në Shqipëri

Tirana do të përballet në ditën e nesërme kundër Dinamo Batumit. Ndeshja e parë është mbyllur në shifrat 1-1, ndërsa bardheblutë do të përballen tani në transfertën gjeorgjiane. Orges Shehi ka motivuar lojtarët para këtij takimi duke i kujtuar në konferencën e fundit për shtyp që janë pjesë e skuadrës me më shumë tituj në Shqipëri.

“Mendoj se shanset janë të barabarta për të dyja ekipet, ne do të luajmë shanset tona. Duhet të bëjmë punën në mënyrën e duhur. Nuk duhet të harrojmë që jemi pjesë e ekipit më të titullar në Shqipëri. Duhet të futemi në fushë të barabartë me kundërshtarin. Përqëndrimi duhet të jetë maksimal pasi ndeshja mund të vendoset edhe nga disa situata të caktuara.

Gjatë kësaj ndeshje do të ketë edhe momente ku ne do të presim kundërshtarin, të jemi në ekuilibër. Por ajo që ne kërkojmë është që të kemi një rrjedhshmëri të lojës. E përsëris që pas asaj ndeshje të parë, shanset e kualifikimit janë të barbarta”, tha Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online