30 milionë lekë të arkëtuar nga biletat/ Drejtori i Tiranës: Del leverdia në “Air Albania”, Kobina është i përkëdhelur

Tirana vazhdon me ecurinë pozitive të rezultateve, ndërsa ka dalë me fitore edhe në përballjen ndaj Teutës. Bardheblutë kanë fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania”. Tifozët nuk kanë zhgënjyer, duke e mbushur stadiumin në pjesën më të madhe. Rreth 30 milionë lekë fitim ka arkëtuar klubi nga shitja e biletave dhe kjo mbetet një nga arsyet që zgjidhet stadiumi komod i sapo ndërtuar në kryeqytet. I ftuar në “Zona Gol” ishte drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, që ka folur për situatën aktuale të Tiranës.

“Këto vitet e fundit për ne ishin për t’u harruar dhe kemi punuar për këtë gjë. Megjithatë e dimë shumë mirë se është një faqe e cila do të mbesi aty. Shpeshherë na kanë vendosur edhe disa objektiva për të cilat ne nuk kemi luftuar, duke na i radhitur si të tonat.

Sigurisht që goli i Kobinas në derbi ndaj Partizanit na ka çliruar të gjithëve. Na ka rikthyer qetësinë dhe entuziazmin te ne, për një jo të vërtetë për këtë gjendje dhe mënyrës sesi e përjetonim ne derbin me mallkimin e shumë viteve. Nuk kam frikë që të flas për titullin, por nuk dua që të vendoset në presion skuadra dhe të menaxhojmë sa më mirë situatën.

I jam përulës edhe tifozëve të Tiranës, që transmetojnë këtë dëshirë të madhe te ekipi. Kobina është një nga lojtarët më të mirë që ka Tirana dhe ndonjëherë duhet t’i qendrosh te koka. Mund të quhet i përkëdhelur pasi lojtarët e mirë që i dinë aftësitë e tyre, bëhen të përkëdhelur. Pastaj marrin edhe “dënimin sportiv” që është zëvendësimi. Tirana do të licencohet për Kupën e Europës, madje edhe vjet e meritonim. Gjërat janë në rrugën e duhur për ta marrë këtë licencë. Ne kemi nisur të diskutojmë me lojtarët për rinovimet, që të kemi gati edhe ekipin për sezonin e ardhshëm. Pjesa e leverdisë del më mirë në “Air Albania”, por nuk ishte kjo arsyeja që ne zgjodhëm. Kishte kërkesa nga lojtarët që donin të sillnin familjarët dhe të afërmit e tyre në stadium, prandaj kemi shkuar atje”, tha Laçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online