“Organizoi tre festa në karantinë dhe ishte pozitiv me COVID-19”, në Brazil bën jehonë “Ronaldinho 28-vjeçar”

0

Juan Cazares është lojtari i Atletico Minieros dhe që mban mbi shpinë numrin “10”, të cilin dikur e kishte Ronaldinho dhe e justifikon në mënyrën më të mirë besimin e skuadrës me nivelin e treguar. Por lojtari 28-vjeçar e imiton yllin e madh të futbollit botëror edhe nga të këqijat e tij, jo vetëm në stilin e lojës.

Ajo që po përbën lajm në Brazil është fakti se Cazares ka organizuar tre festa gjatë kohës së karantinës, ndërsa ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Pikërisht për këtë arsye ka marrë edhe një gjobë të lartë prej 22.000 eurosh pasi ka rrezikuar shëndetin e të pranishmëve. Brazili është një nga vendet më të prekura në botë aktualisht nga pandemia, ku situata ka dalë nga kontrolli dhe po përballet me problematikën që më parë ka qenë në Europë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.