“Nuk do të bëhem kurrë trajner si Shkëlqim Muça”, kritikat vijnë nga Shtubina: Nuk është i drejtë ai njeri, flet ndryshe dhe vetëm akuzon

Ndriçim Shtubina është duke menduar edhe për të ardhmen e tij që do e shohë si trajner, pavarësisht faktit se është duke dhënë ende kontribut si futbollist te Vllaznia. I ftuar në emisionin “TV Rozafa”, ka treguar më tepër për modelin që kurrsesi nuk dëshiron që ta ndjekë. Bëhet fjalë për Shkëlqim Muçën, pasi sipas Shtubinës vetëm akuzon për pazare dhe nuk është një njeri i drejtë, teksa flet ndryshe në varësi të pozicionit që administron.

“E kam marrë një licencë për të drejtuar deri te U-15, tani më duhet një tjetër për Kategorinë e Parë dhe zëvendës-trajner. Duhet të mendohesh pasi në futboll nuk i dihet as dëmtimeve, duhet të jemi të gatshëm. Besoj se është punë e vështirë, por duke parë disa trajnerë që kam kaluar, do të bëhem më i mirë se ta.

Kanë qenë jo korrekt dhe jo të ndershëm me sportistët, kanë qenë jo profesionist. Po flas jashtë Shkodrës dhe për karrierën time. Nëse doni emër ua them, është Shkëlqim Muça që akuzon presidentët për pazare të zeza me klubet. Nuk është i drejtë ai njeri dhe nuk më pëlqen për faktin që kur është në punë flet ndryshe dhe kur është papunë flet ndryshe. Nuk do të bëhem si Muça se nuk është normale”, tha Shtubina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online