“Organizimi i tifozëve argjentinas ishte marramendës”, Bulku tregon atmosferën nga Katari: Bënin shaka edhe me tifozët e Arabisë

Indrit Bulku ka treguar mënyrën se si po përjetohet Kampionati Botëror në Doha. Pedagogu në Universitetin e Katarit ka thënë për emisionin “Botërori Katar 2022” se tifozët argjentinas kishin organizuar një festë madhështore që zgjati për disa orë. Madje kanë pasur pranë edhe tifozë nga Arabia Saudite, me të cilët kanë shkëmbyer batuta për atë ndeshje të pak ditëve më parë. Bulku ka hedhur poshtë lajmet se Katari ka paguar shtetas të tjerë për të mbushur stadiumit, si dhe tregon se nuk ka probleme në lidhje me veshjen e grave.

“Isha në qendër të Dohës dhe ishte një festë madhështore. Tifozët argjentinas më duket se e kishin pushtuar Dohan. Ishte interesante, se përveçse zgjati për më shumë se 3-4 orë, kishte edhe ndërthurje të tifozëve të tjerë, kryesisht të Arabisë Saudite. Madje ata bënin edhe shaka me njëri-tjetrin, për shkak të humbjes së Argjentinës. Katari ka dhënë 5 javë pushime për Kampionatin Botëror.

Jepen bileta falas për të mbushur stadiumin? Nuk mendoj se është e vërtetë. Nëse ishte për të marrë bileta, mund të merrja. Jam munduar shumë të marr bileta këtu dhe mund të na i jepnin ne. Këtu ka shumë popullsi të huaj dhe mund të na i jepnin ne dhe nuk kishin përse t’ja jepnin pakistanezëve. Pashë sot organizimin e tifozëve të Argjentinës dhe e krahasoja me ata të Tunizisë ose të Arabisë Saudite. Organizimi i tifozëve të Argjentinës ishte marramendës. Ishte diçka madhështore që unë e lidha thjesht me traditën.

Në ndeshjet që kam ndjekur nuk ka pasur probleme të tilla. Edhe tifozët në rrugë janë krahë për krahë me gra të mbuluara dhe nuk kanë pasur asnjë lloj problemi. Gratë mund të vishen si të kenë dëshirë. E shpenzoj shumicën e kohës jashtë. Kam 12 vite që jetoj në Katar dhe është një nga vendet më tolerante të botës arabe. Në rrugë ka edhe femra që veshin minifund. Nuk kam dëgjuar asnjë rast. Në një ndeshje ku unë kam qenë nuk ka asnjë problem. Këtu ka edhe disko, ka plazhe, mund të shkosh kudo. Mendoj se është politike. Këtë opinion e ndajnë edhe britanikët që kemi në Universitet. Ata janë të pakënaqur me mënyrën se si është paraqitur situata. Mund të them që njerëzit janë të gëzuar dhe po gjejnë një gjë ekzotike“, ka thënë Indrit Bulku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online