UEFA ka organizuar sot në Mynih një mbledhje me përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në Europa League, për të diskutuar për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve të ardhshme.
Në mbledhja natyrisht ka qenë edhe përfaqësuesi i Skënderbeut në lidhje me sigurinë, klub që do të marrë pjesë në Europa League këtë sezon.
Të pranishëm në takim kanë qenë gjithë oficerët e sigurisë së çdo klubi, një detyrim i vendosur nga UEFA, për të koordinuar punët dhe vendosur piketat për sezonin e ri.
Siguria është një ndër elementët më të rëndësishëm për UEFA-n dhe prej disa sezonesh klubet janë të detyruar të marrin forca sigurie me vete, duke mos e lënë vetëm në dorë të vendeve ku shkojnë çështjen e sigurisë.
Ashtu si kombëtarja në Strumica, edhe Skënderbeu do të ketë detyrimin të shoqërohet jashtë Shqipërisë me forca sigurie të marra me vete nga Shqipëria, praktikë e ndjekur edhe më parë.