Lojtari i Kamzës Nuredin Orelesi ka dhënë një intervistë për “Top Channel” ku ka folur për vendimin për të përjashtuar Kamzën nga Kategoria Superiore. Lojtari nigerian u shpreh se ky vendim i befasoi të gjithë futbollistët dhe se pasojat bien vetëm tek ata.
“Ishte një lajm shumë i keq, sikur na thanë që dikur ndërroi jetë. Ishim në stërvitje dhe menduam se do të kishte një ndëshkim edhe gjobë, por kur mësuam se do të zbrisnim dy kategori më poshtë, ishte diçka shumë e rëndë”
“Ne u nevrikosëm shumë për kohën shtesë, dhe kur dha më pas penalltinë gjithçka mbaroi. Vendimi u dha s’ka më diskutim. Në futboll duhet të luash me kokë. Unë mbaj mend ndeshjen Kukësi – Skënderbeu kur gjyqtari na dëmtoi, por ne e pranuam dhe asgjë nuk ndodhi. Shumë nga ata që shkaktuan dhunë janë kafe tani, por ne futbollistët vuajmë pasojat”, përfundoi nigeriani.