“Optimist për këtë Shqipëri”, Skënder Gega jep shpresë: Broja dhe Manaj janë të talentuar

Skënder Gega ka bërë një analizë të Kombëtares pas ndeshjes që kuqezinjtë kanë zhvilluar kundër Kazakistanit. Trajneri i Kukësit shprehet optimist për të ardhmen tonë duke u nisur edhe nga mosha mesatare e skuadrës e cila është duke u rinovuar. Broja, Kumbulla dhe Kallaku ishin titullar në takimin e fundit, duke qenë nga më të mirët në fushën e lojës.

Në një lidhje telefonike për “ABC News” në emisionin “Pressing”, Gega është shprehur se është luks i madh për të pasur të pasur këto kualitete në Kombëtare, ndërsa nuk e mendon dy herë për të folur rreth kualiteteve që ka Broja dhe Manaj.

“Kështu që, nga një anë, mendoj se ka qenë momenti i duhur dhe është luks i madh të kesh ato lojtarë në formacion. Personalisht, jam shumë optimist për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është se ndeshja nuk kishte mangësi, por mosha e ekipit të Shqipërisë më bën optimist për të ardhmen.

Ne e dominuam takimin kundër një ekipi inekzistent, nuk na rrezikoi asnjëherë. Ne u mbrojtëm mirë, por kishim 5 mbrojtës. 5 mbrojtës kundër Kazakistanit, më duken shumë. Veseli ishte si mbrojtës i katërt, vetëm Trashi u konsumua në sulm. Ne mbanim gjithmonë katër mbrojtës mbrapa, nuk mendoj se ishin të nevojshëm.

Duhet të guxonim më shumë, me djem të rinj edhe me sulmues më tepër. I patëm rastet, mund edhe të adaptoheshim dhe pas ca kohësh, mund të luajmë me një ekip më të fortë se ne. Jam shumë i sigurt se Broja dhe Manaj janë lojtarë të talentuar, i njoh dhe nga afër, por aty ku janë konsumohen shumë”, u shpreh Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online