Një talent 24-karat nga Superiorja do zëvendësonte Hysajn, e zbulon menaxheri i Laçit: Reja e donte te Kombëtarja

Trajneri Edi Reja është duke bërë një revolucion të madh te Kombëtarja dhe fitorja më e madhe e këtyre ndeshjeve do të jetë integrimi i talenteve të reja që do të mbesin te kuqezinjtë për shumë vite në vazhdim. Tekniku i Kombëtares kishte gjetur edhe zëvendësuesin ideal për Elseid Hysajn në takimet ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Një prodhim i Superiores dhe talenti 24-karat, Albion Marku. Futbollisti i Laçit ka shkëlqyer në Europë duke treguar një siguri të madhe në prapavijë, për të dalë tërësisht nga parashikimet. Reja do ta ftonte këtë lojtar për të zëvendësuar Hysajn, megjithatë dëmtimi i pësuar ndaj Hapoel Ber Shevës ka prishur planet dhe i ka hequr mundësinë Markut për debutimin e madh.

Gjithçka e ka konfirmuar menaxheri i klubit të Laçit, Dario Pali, ndërsa ishte ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës”. Padyshim që ky kthim i vëmendjes në Superiore mbetet për t’u vlerësuar pasi Marku e ka merituar ftesën e Kombëtares pas super paraqitjeve që ka zhvilluar së fundmi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online