“Optikisht ishte e tmerrshme“, Gary Neville analizon penalltinë e fituar nga Broja: Dukej sikur po e përqafonte

Penalltia e fituar nga Armando Broja në ndeshjen kundër Manchester Unieted-it ka hapur polemika te specialistët e futbollit. Gary Neville e sheh si të “vjedhur” nga sulmuesi shqiptarkëtë 11 metërsh. Ish-mbrojtësi anglez është shprehur për “Sky Sports“ se vizualisht dukej sikur McTominay po e përqafonte Brojën, por në fund ishte 21-vjeçari ai që u hodh në zonë dhe bëri arbitrin të mendonte për një penallti.

“Është e ngathët nga McTominay. Nuk ka dyshim se në fund [Armando Broja] hidhet në tokë, por ka kontakt fillestar. Është krahu i majtë, pastaj krahu i djathtë. Unë mendoj se ky është problemi për McTominay-n. Ai mund të ndihet sikur nuk e ka rrëzuar Brojën, por optikisht duket e tmerrshme. Dukej sikur po e përqafonte dhe po e tërhiqte në tokë. Ka një mënyrë për t’i ndaluar njerëzit të kalojnë përballë jush sapo t’i vendosni krahun ose dy krahët dikujt që jeni në telashe“, ka thënë Gary Neville./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *