VIDEO/ Fitore dramatike mes 7 golave, Interi mund Fiorentinën në të 95-n dhe i tregon tifozëve arsyen pse dashurohet futbolli

Fiorentina-Inter ishte një nga ato ndeshje që tregojnë arsyen e vërtetë përse shumë tifozë dashurojnë futbollin. Një fund dramatik është rezervuar në “Artemia Franki”, ku zikaltrit marrin një fitore në minutën e 95. Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 3-4 për ekipin e Inzagit.

Përballja nisi vrullshëm. Nikolo Barela tunid rrjetën që në minutën e 2-të dhe la të nënkuptohej se çfarë e pristje këtë sfidë. Gjërat shkojnë mirë për Interin në minutat e para, teksa në të 15-n Martinez dyfishoi shifrat.

Bonabventura fiton një penallti me anë të sistemit  VAR, që më pas përkthehet në gol nga Artur Kabrali. Pjesa e dytë nis me një kthim të baraspeshës, pasi Ikone i dërgon shifrat në 2-2. Lautaro Martinez kundërpërgjigjet  në minutën e 73-të, kur ekzekuton me saktësi një 11 metërsh.

Por me kalimin e minutave golat sa vinin e shtoheshin. Luka Joviç shkund rrjetën në minutën e 90 të duelit. Kur të gjithë po prisnin të mbaronin minutat për të festuar barazimin ndaj Interit, ndodh e papritura. Mkitarian del i vetëm në zonë dhe pasi shërbehet e ndal topin në rrjetë. Interi realizon kështu golin e 4-t dhe nis festën e çmendur për zikaltrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online