Opinion/ Duka, FBI dhe e drejta ndërkombëtare…

Opinion nga Prof.Dr. Xhevdet Zekaj

Pas fushatës frenetike propagandistike kundër korrupsionit në Federatën Shqiptare të Futbollit, thuhet se faktet do t’i dërgohen edhe FBI. Seriozisht e kanë? Vallë kujtojnë se opinioni futbollistik shqiptar është aq i trashë, sa të besojë “kërcënime” nga më të habitshmet. E para, sipas të drejtës ndërkombëtare, FBI merret me çështje korrupsioni që cenon interesat e SHBA, sigurinë e tyre kombëtare.

FBI vepron brenda shtetit amerikan, sipas ligjeve përkatëse. Jashtë SHBA ndërhyn vetëm në rastet ku preken dhe cenohen interesat amerikane. Edhe në këto raste vetëm ku veprat e ndaluara dhe pasojat konsumohen brenda SHBA. Edhe kur arreston shqiptare ne Amerike ajo i dënon dhe burgos atje, atje ku behet krimi.

Nuk dihet, FSHF, mos ka cënuar rendin sportiv në SHBA, zhvillimin e tij, interesat kombëtare amerikane?! Kjo tregon qartë se propaganda qeveritare ngërthen deri institucione tepër të rëndësishme ndërkombëtare, edhe pse nuk kanë të bëjnë fare me këtë histori. Thjesht përdoren institucione, sikurse ishte edhe SPAK, për të bërë shou, për të frikësuar kë të mundin nga pjesa e futbollit në vend, që t’i bashkohen llogores së tyre politike, por aspak sportive.

Çfarë ndodh sot me politikën? A e keni parë sa e vjetër është, sa larg Europës, ku akuzat nga më monstruozet vërtiten si jataganë kundër njëri-tjetrit mes politikanëve të lartë, që kritikojnë Dukën për dy dekada në krye të futbollit, por vetë kanë më shumë se kaq vite në postet kryesore shtetërore.

Futbolli dhe kombëtarja kuqezi na ka dërguar në finalet e Kampionatit Europian që më 2016, ndërsa shampanjën e gjasme hapjes së negociatave me BE e kemi hapur disa herë. Pra, edhe në këtë drejtim, politika na ngop me lugën bosh, është tërësisht e pabesueshme, e akuzuar për korrupsion nga institucionet përkatëse ndërkombëtare. Që do të thotë se të alarmohesh për korrupsionin në një OJF sikurse është FSHF-ja do të thotë që politika të mos shohë traun në syrin e vet, por të kërkojë qimen në sytë e drejtuesve të futbollit.

Këto 30 vite kemi dëgjuar nga Berisha shumë akuza për Nanon, Metën, Ballën, Bashën, Dulen, Azem Hajdarin, Imamin, Pashkon, Monikën, Gramozin, Cekën, Pollon, Patozin, Topin, Mejdanin, Mojsiun   qindra politikanë të tjerë se janë kriminelë, vrasës, hajdut me çizme, të korruptuar, anti sshqiptarë, të shitur, pa identitet, pa moral, kënetë, mamuthër.

Nano për Berishën: Shpellar, skizofren, spiun serb, dhe ka shtuar për atë dhe të tjerët si Metën, Ballën, Bashën, Dulen, Azem Hajdarin, Imamin, Pashkon, Monikën, Gramozin, Cekën, Pollon, Patozin, Topin, Mejdanin, Mojsiun  janë kriminelë, vrasës, hajdut me çizme, të korruptuar, anti sshqiptarë, të shitur, pa identitet, pa moral, kënetë, mamuthër, flenë me gruan e shokut. Meta po kështu për tëgjithë ata e shumë të tjerë, po kësht Rama për ata, po kështu Monika etj,etj, etj.Por kush është dënuar nga këta?  Asnjë, sepse akuzat janë për propagandë dhe politikë, janë për të shushatur këtë popull .

Kemi dëgjuar shumë prej pushtetarëve që iu djeg xhani për futbollin (!!!) se parlamenti polak dhe kroat kanë ndërhyrë dhe kanë vendosur që të mos ketë më shumë se dy mandate në federata e tyre kombëtare të futbollit. Nismë për t’u përshëndetur, nëse do të funksiononte si atje, së pari për vetë politikën. Atje nuk qëndron një lider politik, i cilitdo krahu qoftë, 30 vite në politikë, nga të cilat 15 apo 20 vite në pushtet lokal dhe qendror. Në të dyja vendet, politika është europiane, zbaton ligje dhe kushtetutë, nuk del sipër tyre sipas interesit personal. Ndaj, duke dhënë shembullin të parët, pushtetarët polakë dhe kroatë kanë të drejtë të kërkojnë llogari e të vendosin standarde edhe më poshtë, qoftë dhe në federatat e futbollit.

Këtu te ne, politika kujtohet vetëm kur ka fushatë për ndonjë votë, kur një klub apo kombëtarja arrin sukses të madh, sikurse ishte “Euro 2016”. Pra, është e para për të marrë merita nga suksesi i futbollit, jep edhe pasaporta diplomatike, por më vonë pendohet, sepse kërkon ta vërë nën hyqëm edhe këtë pjesë të jetës publike në vend.

Meqë shkrimin e nisëm me FBI, që pushteti ekzekutiv e nalton me forcë si gogolin për Dukën dhe FSHF, po e mbyllim duke kujtuar se nuk kanë pse shkojnë kaq larg. Mjafton të kujtojnë UEFA dhe FIFA, të cilat edhe në të shkuarën i kanë treguar vendin politikës shqiptare. Nëse nuk duam që të izolojmë edhe futbollin nga Europa, të mos kemi më vizë për atje, atëherë le të ndalojë lufta, që ka njohur limite të pabesueshme ditët e fundit. Ndryshe, si fillim duhet t’i themi lamtumirë “Conference League” në Tiranë, për të pritur sanksionet e tjera ndaj futbollit tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online