“Nuk i kthehet vetëm Juventusit një Kristiano Ronaldo, por edhe Ferencvaroshit një Myrto Uzuni”

Juventusi do të përballet në transfertën e sotme kundër Ferencvaroshit në përballjen e vlefshme për “Champions League”. Bardhezinjtë do të kërkojnë suksesin e tyre mes tymnajës së epokës së re nën drejtimin e Andrea Pirlos. Një gjeni në kohën kur ka luajtur si futbollist, por ende në hapat e para si trajner. Kampionët e Italisë nuk po marrin maksimumin e tyre duke parë rezultatet e fundit, ndikuar kjo edhe nga mungesa e Kristiano Ronaldos.

Megjithatë ylli portugez do të rikthehet nga minuta e parë kundër Ferencvarosh. Nga ana tjetër ekipi hungarez sheh të rikthyer edhe lojtarin e saj që dalloi mbi të tjerët në takimet që i kualifikojë për në grupet e “Champions League”, Myrto Uzuni.

Për këtë arsye një nga mediat hungareze e ka përshkruar prognonzën përpara ndeshjes se jo vetëm Juventusit do t’i kthehet Ronaldo, por edhe Ferencvarosh mbushet me optimizëm pas shfaqjes së Uzunit, që ka mposhtur Koronavirusin. Por për sulmuesin shqiptar priten pak minuta në pjesën e dytë pasi është kthyer vetëm së fundmi në qëndrën stërvitore dhe nuk mund të ketë përgatitjen e duhur fizike për ta nisur si titullar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online