“Operacioni retrospektivë”, pas rikthimit të Pirlos, tashmë tek Juventusi vjen dhe ish sulmuesi i Real Madridit

0

Gonzalo Higuain duket se luajti ndeshjen e fundit me Juventusin, teksa argjentinasi është i lidhur me një largim thuajse të sigurtë në Amerikë. 32-vjeçari ishte lojtari i preferuar i teknikut italian Sarri, por pas shkarkimit të tij dhe zëvendësimit me Andera Pirlon, duket se të njëjtin fat e pret dhe sulmuesin bardhezi. Trajneri i ri, Andrea Pirlo i ka konfirmuar klubit juventin se është i interesuar në rikthimin e Alvaro Moratas në Torino.

Sipas gazetës italiane, ” Sport Italia”, drejtuesit e skuadrës nuk duan që sezonin e ardhshëm qendra e Juventusit të mbulohet nga Cristiano Ronaldo, pasi duan të shfrytëzojnë aftësitë e shkëlqyera të portugezit në krahun e majtë të sulmit. Pas 2 sezoneve të shkëlqyera tek Juventusi, Alvaro Morata vendosi të kthehej në skuadrën që e zhvilloi si lojtar, Reali Madridi. Megjithatë spanjolli, i vendosur nën hijen e Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema nuk arriti të tregonte potencialin e duhur dhe pranoi të transferohej tek Chelsea. Edhe në këtë skuadër Morata nuk mundi të lërë shenjë në Premier Ligë, prandaj një transferim tek Juventusi do të ishte mëse i pritur./Eljo Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.