“Dhimbjen e madhe që ka kaluar qyteti ynë do ta kthejmë në forcë”, Atalanta “e vogël” gati për të thyer “magjinë” e PSG

0

Ditën e nesërme do të startojë edhe ndeshja e parë e çerekfinaleve, ku Atalanta do të përballet me Paris Saint Germain. Francezët do të jenë në letër favoritët për të fituar këtë ndeshje, por ky është një test mjaft i vështirë për ta, pasi Atalanta ka treguar se është një kockë e fortë.

Kjo sfidë është vetëm me një takim, prandaj skuadra italiane do të bëjë gjithçka të mundur për tu kualifikaur në fazën tjetër. Bergamo ishte qyteti më i prekur në Itali nga COVID-19, ku shumë të moshuar humbën jetën si pasojë e këtij virusi. Për lojtarin e Atalantës, Freuler, të luajturit për qytetin do t’i jap një forcë më të madhe për ta fituar këtë ndeshje.

“Ne do luajmë me qytetin e Bergamos dhe për qytetin e Bergamos, prandaj kjo do të na bëjë më të fuqishëm. Dhimbjen e madhe që ka kaluar qyteti do ta kthejmë në forcë.Krahina jonë ka vuajtur shumë dhe ne këtë e kemi ditur shumë mirë sa herë që futeshim në fushë, prandaj kjo na jepte një motivim ekstra. E njëjta gjë do të ndodhë në Champions League”- deklaroi Freuler./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.