Operacion i papritur për mbrojtësin shqiptar, klubi italian njofton për për gjendjen e lojtarit

Kastriot Dermaku nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës kundër Beneventos. Mbrojtësi shqiptar i është nënshtruar një operacioni të papritur dhe lajmin e bën të ditur vetë klubi italian. Përmes faqes zytare, Leçe njofton se Kastriot Dermaku është operuar nga apandesiti akut dhe gjithçka ka përfunduar me sukses.

“Leçe njofton se futbollisti Kastriot Dermaku iu nënshtrua një operacioni urgjent mëngjesin e djeshëm në spitalin “Veris delli Ponti” në Skorano për një sulmi të apandesitit akut. Operacioni rezultoi me sukses të plotë”, shkruhet në komunikimin zyrtar të klubit. Mbetet për tu parë se sa do të zgjasë koha e rekuperimit për Dermakun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *