“Idhulli i ri i Majorkanizmit”, prestigjozja spanjolle i dedikon artikull Muriqit: Është ai që tifozët po prisnin

Vedat Muriqi pati një impakt tejet pozitiv në transferimin e tij në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka fituar menjëherë zemrën e tifozëve me dy paraqitjet e tij të para. Në Kupën e Mbretit vendosi menjëherë rekord me numrin e dueleve të fituara në ajër, ndërsa në debutimin në La Liga shënoi golin e parë në kampionat nga pika e bardhë e penalltisë.

Një gol ky që do të ishte vendimtar për fitoren e Majorkës kundër një kundërshtari të drejtpërdrejtë për mbijetesën si Kadizi. Prestigjozja spanjolle “AS” ka shkruar një artikull për Vedat Muriqin, të cilin e hap me titullin: “Muriqi, idhulli i ri i Majorkanizmit”.

“Por dy ndeshje, Kupa në Vajekas dhe debutimi në kampionatin spanjoll në shtëpi kundër Kádizit me një gol, e kanë vënë Muriqin në altarin e një skuadre majorkane që ka nevojë për një idhull që do të ngrinte jo vetëm skuadrën, por edhe tribunat.

Karakteristikat e tij të bazuara në fuqinë në ajër dhe shoqërimin me pjesën tjetër të ekipit, karakteri i tij, loja e tij me shpinë në pritje të inkorporimit të vijës së dytë, trekëndëshi kolektiv, muret dhe aftësia e përfundimit, e kanë bërë atë idhullin e ri të Majorkanizmit. Vedat Muriqi ishte ajo që prisnin tifozët e dhe ka ardhur për të bërë ndryshimin”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e “AS”-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online