VIDEO/ 45 minuta që flasin të gjitha për të, Rei Manaj rrëmben skenën me golin dhe penalltinë e fituar

Rei Manaj është duke zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të tij në këtë sezon. 45 minutat e para të takimit kundër Salernitanës kanë folur të gjitha për të, teksa ka arritur të jetë faktor në të dy golat e shënuar për Specian. Në minutë ne 12 lojtari i Kombëtares shqiptare është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11 metrave, duke rikthyer barazimin në 1-1.

Ndërkohë në minutën e 29 ishte ai që këtë herë fiton një penallti në zonën e skuadrës së Salernitanës. Manaj godet topin drejt portës kundërshtare, por rrugën e sferës e ndërpret dora e njërit prej mbrojtësve rivalë. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, arbitri drejton dorën nga pika e penalltisë, e cila më pas kthehet në gol nga Verde, që e mbyll pjesën e parë në 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online