Olsi Rama pronar i Salernitanës? Kjo deklaratë i vë vulën!

Ditën e sotme në mediat italiane është raportuar se për blerjen e Salernitanës, klub që luan në Serie B, në garë është edhe një grup shqiptar, me në krye Olsi Ramën, drejtorin e Partizanit.

Gjithashtu, thuhej se presidenti Gazmend Demi është një mik i Luçiano Moxhit. Marrëveshja përflitej që të mbyllej për 16 milionë euro, por me sa duket e gjitha ka qenë një lajm fals.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Olsi Rama, i cili ka folur për “VipSport.al”. Drejtori i të kuqve ka mohuar gjithçka, duke i hedhur poshtë të gjitha zërat që përfliten në Itali.

“Këtë lajm e mësova kur një gazetar italian i “Il Mattino” më pyeti nëse ka apo jo të vërtetë mbi shitjen e Salernitanës dhe ishte hera e parë që e dëgjoja. E konfirmoj që nuk ka asnjë të vërtetë mbi këtë lajm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online