“Oktapodi Paul” i lë vendin super kompjuterit, parashikohen shanset e Kombëtareve për të fituar Europianin

Një superkompjuter është krijuar për të parashikuar ndeshjet e Europianit. Me anë të një algoritmi të vendosur, ky superkompjuter tregon se cila skuadër do të jetë fitimtare në bazë të statistikave. Edhe pse Anglia shihet si një favorite kryesore për të fituar Euro 2021, teknologjia nuk ia jep këtë mundësi. Sipas kësaj pajisje, “tre luanët” kanë vetëm 5.2% mundësi për të fituar trofeun.

Parashikueset e fatit u bënë mjaft të famshëm që në vitin 2010, kur “Oktapodi Paul” parashikoi saktë ndeshjet e botërorit të fituar nga Spanja. Më pas shumë mënyra të tjera u përdorën për të parashikuar sfidat e kompeticioneve të ndryshme si Europiani, Kupa e Botës apo Kupa e Amerikës. Pas 11 vitesh shkenca ka evoluar dhe tashmë kemi një superkompjuter i cili paracakton fatin e kombëtareve të ndryshme në Euro 2021. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *