“Oh Zot i madh, të gjithë vuajnë nga kjo mbrojtje e Atalantës”! Klop shpjegon humbjen e Liverpulit: Ta përmbysim? Nuk duhet të hapim gojën tani

Një befasi e madhe erdhi në mbrëmjen e sotme të Europa League. Atalanta mposhti në transfertë Liverpulin me shifrat 0-3. Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri Jurgen Klop shpjegoi arsyen e kësaj disfate të ekipit të tij.

“Atalanta po u shkakton shumë skuadrave probleme me mënyrën sesi mbrohen. Oh Zoti i madh, një ndeshje shumë e keqe sot, ishim kudo dhe askund. Ndoshta e kam gabim, por e vetmja mënyrë sesi Atalanta dilte përpara ishte fitimi i topit dhe prej andej niste aksione. Duhet shumë disiplinë taktike për të bërë atë që bëri Atalanta. Kjo është arsyeja se pse ata fituan ndeshjen, thjesht kishin dëshirën e madhe për të fituar topin.

Ata u mbrojtën dhe ne nuk u përpoqëm shumë për të luajtur, vuajtëm shumë nga mënyra sesi ata mbroheshin. Do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen atje. Të fitojmë 3-0? Nuk kam asnjë ide tani, nuk është koha për të hapur gojën dhe për t’u thënë atyre se çfarë mund t’i bëjmë ne atje”, tha Klopp. /Sport Ekspres/