Ofertë nga Australia, Françesko Toti pranë rikthimit?

Pas Andrea Pirlos, të cilit i ka mbërritur një ofertë nga ekipi australian i Avondales, një tjetër ekip australian po kërkon të rikthejë në futboll një legjendë si… Françesko Toti. Kapiteni i përjetshëm i Romës e mbylli karrierën në majin e vitit 2017 në një ceremoni, që përloti gjithë tifozët e futbollit. Mbi 800 ndeshje në karrierë dhe mbi 300 gola të shënuar. Të gjitha me bluzën verdhekuqe të Romës së tij të dashur.

Siç citon “The Sun”, klubi gjysmë profesionist i APIA Leichhardt po tenton t’i kthejë mendjen Totit të rikthehet në futbollin e luajtur. Diçka e tillë vështirë të pranohet nga 41-vjeçari, por drejtuesit e klubit kanë gati ofertën dhe do të insistojnë të bindin ish-Kampionin e Botës në vitin 2006.

Klubi i APIA-s ka lidhje të forta me akademinë e futbollit të ASR në Sidnei, një filial i Romës. Një përfaqësues i ASR ka konfirmuar lajmin duke deklaruar: “Klubi po përpiqet të kryejë një gjë speciale, kemi paraqitur ofertën për Totin dhe po presim përgjigjen e tij. Shpresojmë të shfrytëzojmë lidhjet që disponojmë dhe të arrijmë marrëveshjen me lojtarin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online