Frenk Riberi e ka marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e tij. Mesfushori ofensiv u largua nga Bajerni i Mynihut pas plot 12 viteve, periudhë ku fitoi gjithçka.
Francezi e mbylli aventurën franceze me 24 trofe të fituar, nga të cilat 9 tituj kampionë, duke vendosur një rekord për fitimin e Bundesligës.
36-vjeçari pritet të transferohet në Arabinë Saudite. Kicker raporton se një ofertë e majme ka ardhur nga Al-Nassr Riad. Dy vite kontratë i ofron klubi arab Riberisë, i cili pritet ta pranojë këtë ofertë dhe të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.