Arbër Zeneli është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Herenvenit, ndërkohë që emri i tij është lidhur me disa klube të tjera. Në Holandë e duan më të mirët, por ka interesim edhe Serie A dhe Turqia.
Fenerbahcce është një nga klubet e lakuara. Vetë Zeneli i ka idetë e qartë, teksa është shprehur: “E kam dëshuar edhe këtë. Është një në ndeshje dhe një motivim për të marrë më të mirën nga vetja. Është mirë të jesh i rëndësishëm për klunin, por të gjithë e dinë se cilat janë ambiciet e mira. Do të doja të luaja në një nivel më të lartë në fund të sezonit”.
Jan Olde Riekerink, trajneri aktual i Herenven, ka drejtuar më parë Gallatasarajin në Turqi dhe e sheh Zenelin të gatshëm për të provuar një kampionat më të fortë. “Arbri është gati të përballojë një nivel më të lartë”, janë fjalët e teknikut.
Zeneli është nën kontratë dhe holandezët kanë në dorë ta zgjatin edhe një vit bashkëpunimin. Gjithsesi në janar mund të shitet një prej lojtarëve kryesore dhe Zeneli është në listë. Ai ëshët një nga më të paguarit në ekip dhe mund të “sakrifikohet”.