Oferta nga Bundesliga dhe Holanda për Enea Mihajn, PAOK nuk e lëshon lehtë mbrojtësin shqiptar

Enea Mihaj ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me ekipin e PAOK në sezonin 2019-2020 në Greqi. Por në dy prej tyre ka rezultuar si hero dhe për më tepër në përballjet ndaj Olimpiakos. Këta të fundit i numërojnë me gishtat e njërës dorë humbjet e kampionatit që lamë pas, ndërsa në dy prej tyre që kanë marrë fajtori është Mihaj.

Fillimisht në Kupë ku mbrojtësi shqiptar do të fitonte penalltinë që vendosi ndeshjen në 3-2 dhe pastaj duke realizuar golin e vetëm në kampionat teksa PAOK e mundi Olimpiakosin 0-1. Kaq për të kuptuar se flitet për një mbrojtës me vlera të mëdha, por në Greqi nuk i është dhënë shumë mundësia për të shpalosur aftësitë.

Në media greke raportohet së fundmi se për Mihajn ka interesime nga shumë skuadra, kryesisht në Holandë dhe Gjermani. Informacionet mbahen ende në mënyrë “hermetike”, por deri në këto momente është zbuluar se njëra prej ekipeve që e dëshiron lojtarin e Kombëtares është Mainz, që do të jetë pjesë e Bundesligës edhe në sezonin e ardhshëm.

Mënyra sesi kërkohet Mihaj është huazimi me të drejtë blerje ndërsa PAOK kërkon që të mbajë ende në ekip pasi sheh vlera të mëdha te mbrojtësi dhe që në të ardhmen të shitet për më tepër para. Në këtë pikë ndodhet situata momentale që mund të ndryshojë vetëm nga ndonjë ofertë tunduese që mund të vijë në këtë merkato të verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *