E FUNDIT/ “Do bëj te Kukësi si te Partizani”, Gega prezantohet: Nuk jam hipokrit, dua t’i shoh njerëzit në sy

Skënder Gega është prezantuar si trajneri më i ri i Kukësit. Në sallën e konferencave në “Air Albania” dhe në praninë e drejtorit Nexhipi është folur mbi të ardhmen. Gega e ka thënë qartësisht se ekziston lidhja e fortë me Partizanin, por duhet të bëj detyrën e tij profesionale dhe të jap maksimumin te verilindorët.

“Fillimisht ne duhet të punojmë për të zhbllokuar merkaton. Por marrim rastin më të keq, sërish kemi grup të fortë. Po ju them se nga Kukësi nuk ka mundësi që të largohet një futbollist që është në kontratë. Nuk dua t’ju zhgënjej me artikujt dhe lajmet që keni bërë ju si media, se është biznesi juaj, por lojtarët nën kontratë nuk largohen. Ju jap një premtim këtu se do të punoj me përkushtim si edhe te Partizani.

Nuk jam hipokrit dhe kam lidhje të madhe me fanellën dhe tifozerinë e kuqe. Por unë jam profesionist dhe bëj punën time. Gjithmonë dua t’i shoh njerëzit kështu në sy dhe të mos lë pas shpine biseda. Rama më ka uruar, me Demin nuk kam folur ende. Presidenti? E ka derën e hapur sepse është në klubin e tij. Por nuk ka presione te ne. Gjithmonë te Kukësi do luajnë ata futbollistë që e meritojnë dhe askush për shkakun se ka një menaxher të fortë apo me histori të ngjashme”, tha Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online