Lorenzo Vila e ka mbyllur me ekipin e ri në Turqi, zyrtari i Menemesporit: Do të vazhdojmë me të tjerë!

Menemespori duket se e ka bërë mbylljen e parë të marrëveshjes me Superioren. Ekipi turk ka dalë në media duke kërkuar një listë të gjatë emrash nga elita e futbollit tonë, por të gjitha mbeteshin vetëm në kuadrin e artikujve dhe pa pasur diçka konkrete.

Këtë herë në mediat turke raportohet se marrëveshja është mbyllur dhe Lorenzo Vila i përket Menemesporit. Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, ndërsa zyrtari i klubit ku luajnë Domgjoni dhe Selmani, Recep Ersoy, është shprehur: “Lorenzo Vila është një futboll me cilësi si Bulbëa, që e kemi transferuar së fundmi. Ne do të vazhdojmë tani që të kërkojmë të tjerë futbollistë të rinjë me kualitete të mëdha”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online