“Oferta e Tiranës nuk ishte në “peshën time”, Vasil Shkurtaj del kundër fjalëve të Refik Halilit

Refik Halili ka bërë një rrëfim për të gjithë merkaton e Tiranës dhe emrat e shumëpërmendur që mund të afroheshin te bardheblutë. Kur ishte momenti për të folur rreth Vasil Shkurtaj, presidenti i bardhebluve vuri në theks fenomenin e lojtarëve që e rrisin çmimin e tyre kur e kërkon Tirana dhe e ulin ndjeshëm vlerën kur i duan skuadra të tjera.

Nuk ka vonuar shumë edhe kundëpërgjigja nga ana e Vasil Shkurtaj për t’i dhënë kundëpërgjigje Halilit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Kukësit shprehet se oferta e Tiranës nuk ishte në “peshën” e tij reale dhe mohon vetëofrimin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online