E mbyllur/ Trajneri i Kosovës “përtyp” fjalët e tij, tregon sesi Andi Zeqiri luan me dy porta

Kosova do të luajë më Maqedoninë e Veriut në datën 8 tetor, për të tentuar kualifikimi në Euro 2021. Dardanët do ta zhvillojnë gjysmëfinalen në stadiumin e ekipit kundërshtar, megjithatë ndalimi i tifozëve e ul paksa presionin e të qenit udhëtues. Në konferencën për shtyp, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur edhe për të ardhmen e talentit me origjinë kosovare, Andi Zeqiri. Portali Infosporti.com ka publikuar edhe fjalët e Challandes, ku tregon se Zeqiri ka preferuar kombëtaren e Zvicrës para asaj te vendit të lindjes.

“Isha i lumtur për atë që kishte thënë babai i Andi Zeqirit. Andi më pas tha nuk do të vijë të luajë për Kosovën, por do ta pres përfundimin e ndeshjeve me U-21 e Zvicrës. Tani ai ka vendosur, duhet ta respektojmë. Dyert e tij janë te hapura megjithatë”, deklaroi Challandes. Këto fjalë bëjnë që trajneri i Kosovës të përtyp deklaratat e mëparshme, teksa shprehet se nuk do të pranonte asnjë prej futbollistëve që i shohin dardanët si zgjedhje e dytë.

Kujtojmë se “telenovela Zeqiri” nuk ka përfundim, pasi fjalët e babait, të vetë lojtarit dhe presidentit të FFK ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Njëherë Zeqiri zgjedh Kosovën, pastaj zgjedh Zvicrën. Duket se lojtari i Brighton dëshiron të qëndrojë me helvetët, por e ka mjaft të vështirë të ndajë mendjen 100%. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online