“Objektiv kishim mbijetesën dhe atë e arritëm, për Europën e ka në dorë Zoti”, Kuli tregon çelësin e suksesit të Kastriotit: Kemi qenë me këmbë në tokë

Një situatë paradoksale është ajo që po ndodh me Kastriotin në këto javë të fundit. Krutanët po kërkonin pikë për të mbijetuar në Superiore, por tani e shohin veten shumë afër Europës. Vetëm gjashtë pikë është diferenca e tyre me vendin e tretë, Kukësin, ndërsa me këtë ritëm është më shumë sesa i arritur një objektiv i ri i tillë. Ekipi i Celës ka arritur që të mund sërish Tiranën, në shifrat 0-1. Bardheblutë ktheheshin pas shumë kohësh në shtëpinë e tyre, Selman Stërmasi, por shtëpia i ishte kthyer në një vend të huaj. Kryesuesit ishin shumë larg performancave të gjatë gjithë sezonit, teksa goli i Onanugës vendosi rezultatin që në minutën e 16. Tirana bëri shumë pak për të barazuar, për të mos thënë asgjë.

Nga krahu tjetër Teuta ka arritur të fitojë në transfertën me Dinamon. Goli i vetëm do të vinte në minutën e 56 nga Hebaj. Gjithcka erdhi nga një gabim fatal i Simonit, që me sigurinë e tepruar në mbajtjen e topit, djallosi gjithçka duke i shkaktuar humbjen kryeqytetasve. Ndërkohë ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias përfundoi ën shifrat 0-1. Korcarët duhet të luanin që në minutën e 31 me 10 lojtarë pasi VAR ndëshkoi me karton të kuq Elvi Berishën, që zgjodhi të ndërhynte me gërshër ndaj kundërshtarit të tij. Për të vendosur ndeshjen mendoi Demir Imeri me ekzekutimin e një goditje dënimi në stilin Alban Meha, që gjeti fundin e rrjetës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Kuli (Kastrioti): “Në çdo ndeshje kemi qenë me këmbë në tokë. Kundërshtori ka qenë i fortë. Ka treshen e sulmit më të mirë sot në Shqipëri. E kërkuam golin, falë Zotit na doli. Mendoj që ne më shumë kemi lu.ftuar deri tani për mbijetesën, për gjëra të tjera nuk e kemi ne në dorë. E ka Zoti lart. Objektiv kemi mbijetesën dhe atë e arritëm”.

Arapi (Teuta): “Jam i kënaqur, aq më tepër për pozitat ku jemi. Ne e kishim përgatitur lojën me dy sulmues. Normalisht mund të bëjmë më mirë. Por me rastet e krijuara sot, jam i kënaqur. Mos të harrojmë që defekti jonë kryesor ka qenë pësimi i golava, por në këto tre ndeshje kemi përmirësuar gabimet individuale. Në këto pozita që jemi nuk dihet se çfarë mund të bëhet. Me një humbje mund të shkojmë në play out, por me një fitore kundër Kukësit mund të afrohemi me vendin e katërt. Primare është të shmangim zonën e play out-it”.

Shehi (Tirana): “Humbja është humbja, të mërzit, por duhet të komplimentoj kundërshtarin. E pësuam lehtë golin dhe kjo ta vështirëson mënyrën e lojës. Rivali mbrohet me shumë forca dhe të lë pak hapësira. Duheshin pasime të shpejta dhe fusha nuk ta lë këtë mundësi. Nuk duhet të gjejmë alibi për mungesat. Kastrioti qëndron 17 metra larg portës së tyre, meriton komplimente për mënyrën sesi qëndron rigoroze në detyra. Na është kthyer si mace e zezë, por ndikon edhe fusha, nëse do të luanim në Air Albania do ishte histori tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online