“Nxirrni 1 bilionë euro atëherë”! Salvini u kundërvihet për futbollin në Itali: Tani nuk do brohoras më për Milanin

Nga Klaudio Ndreca

Një përplasje të madhe ka edhe në Itali sa i përket presidentëve të klubeve dhe Qeverisë. Për shkak të numrit të lartë të infektimit nga pandemia dhe tmerrit që kaluan në këtë periudhë, ministri Spadafora nuk flet me shumë optimizëm për nisjen e futbollit. Por nga ana tjetër ky sport është kthyer në një industri të fuqishme dhe për këtë arsye hapja e tij nuk është çështje dëshire, por domosdoshmërie. Figura e njohur politike në Itali, Mateo Salvini, i është vendosur kundër qendrimit të Qeverisë. Duke kërkuar nisjen e futbollit, shprehet se do të heq dorë edhe nga duartrokitjet për ekipin e tij të zemrës, Milanin.

“Futbolli është një biznes, nëse vdes atëherë, do të kemi mijëra punë vende pune që fluturojnë. Këtu nuk po flas vetëm për Ronaldon dhe Ibrahimoviç, por për gjithçka që sillet rrotull. Sigurisht që nuk mund të ketë një hapje të menjëhershme, në 15 ditë shpresojmë që të jemi gati një plan të sigurt. Shpresoj që do të kemi nisur për muajin qershor, se ndryshe do të kalojë një tjetër sektor në krizë te shteti nëse do të thonë “JO” disa ministra.

Do të kishte një bilionë tjetër për të dalë nga arka. Ka 300.000 vende pune në rrezik që lidhen me sistemin e futbollit. Ka rajone me infeksione zero, prandaj të luash në Firence, Napoli dhe Reggio Calabria do të ishte mirë. Punët duhet të mbrohen, futbolli mban gjallë gjysmën e sporteve të tjera. Prandaj unë do brohoras për hapjen e sigurtë të futbollit, jo për sukseset e Milanit”, shprehet Salvini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *