Ekskluzive/ “Kemi informacione se ka abuzime”, Matraxhiu kërkon të zgjojë Elbasanin: Boll duruam, nuk shkelni dot mbi klubin

Nga Klaudio Ndreca

Elita e futbollit shqiptar i ka humbur disa emra historik dhe që kanë lënë gjurmë të madhe përgjatë viteve të mëparshme, ku shpeshherë ka pasur edhe keqmenaxhim. Në listën e gjatë të skuadrave të tilla që tashmë kanë mbetur në harresë, ose duhet të kërkosh shumë në kujtesë, është edhe Elbasani.

Opinioni sportiv nisi të pranonte dalëngadalë dhe të mësohej me idenë se futbolli në Elbasan nuk do të ringrehet më. Por jo të gjithë e ndanin këtë përshtypje, ndërsa ka mjaftuar një iniciativë, një shkëndijë, që të vinte një mbështetje dhe tifozët të bashkoheshin me të njëjtin zë: “Shpëtojeni Elbasanin”. E nisur nga ana e menaxherit të njohur Andi Matraxhiu, që është njëkohësisht edhe një figurë e njohur për tifozët e kësaj skuadre dhe vetë klubin.

Një peticion online është bërë që zëri të mbërrijë në Bashki, atje ku gatuhet shpeshherë ushqimi që ka dëmtuar shëndetin e klubit. “Sport Ekspres” ka zhvilluar një intervistë me Matraxhiun, ndërsa kemi folur pikërisht për këtë nismë të re, por njëkohësisht edhe shumë probleme të kësaj skuadre.

“Nëse nuk do të bënit ëndrrat tuaja realitet, realiteti do t’iu marrë ëndrrat tuaja”. E nisim me mbylljen domethënëse të peticionit tuaj që është publik dhe ka marrë jetë. Në këtë pikë që ndodhemi dhe duke parë reagimin e parë, mundet që Elbasani brenda pak vitesh të përjetojë një ëndërr?

Shpresojmë të arrijmë diçka të tillë. Nuk e di si do të vazhdoj kjo iniciativë. Di vetëm se falë çunave në Elbasan dhe të gjithë atyre që ishin të gatshëm të fillonim këtë “Furi verdheblu”, nisma tashmë ka marrë rrugë. Ne s’mund të garantojmë si do të përgjigjen personat me pushtet në thirrjen tonë, ajo që garantojmë është ngritja e zërit në cdo sekond, deri në frymën e fundit.

Një iniciativë disi e papritur kjo, duke parë që gjëra të tilla mungojnë në Shqipëri. Si e vlerësoni mbështetjen apo reagimin më saktë që keni marrë nga komuniteti i futbollit, vetë qyteti dhe media?

Nisi spontanisht, por në fakt në mëndjen time dhe të miqve të mi, Elbasani ka ekzistuar dhe do të ekzistojë gjithmon. E vlerësoj shumë reagimin e të gjithëve miqve të mi. Më ka bërë përshtypje, i pari që reagoj ishte këngëtari Mehdi Zena, një legjendë e muzikës elbasanase. Pas lidhjes LIVE me të në Instagram, nisi gjithçka. Tashmë janë djemtë në Elbasan dhe shumë miq të tjerë që më kanë mbështetur dhe e vlerësoj shumë dicka të tillë, sepse i vetëm mund të bëja thirrje në rrjete sociale dhe kaq.

Mendoj se edhe mediat më kanë mbështetur, flas këtu për portalet dhe media juaj ka qenë një nga ato, që dua ti falenderoj. Nga qyteti kam marrë shumë telefonata, pozitive dhe negative. Pozitivet i kam regjistruar, negativet “delete”. Dua të falenderoj në mënyrë të vecantë tifogrupin Tigrat Verdheblu që më janë përgjigjur. Ata janë shpirti i Elbasanit dhe jam i bindur, se pavarësisht mërzisë së madhe që kishte kapur çdo tifoz verdheblu, tashmë jehona e tyre në këtë nismë nuk do të ndalet. E njoh mirë tifozerinë, qytetitin, skuadrën…duhen vetëm disa shkëndija të vogla dhe keni për të parë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve elbasanas të mbeshtesin këtë nismë. Gjithashtu, edhe gazetarëve, apo pushtëtarëve, edhe pse këta të fundit kujtohen për futbollin vetëm gjatë fushatëve elektorale. Por ne prandaj jemi këtu, për ti bërë të ndryshojnë mendim.

Ngritja e zërit po vazhdon dhe jehona do të dëgjohet edhe më shumë në të ardhmen. Jeni i sigurtë se do të mbërrijë edhe në Bashkinë e Elbasanit mesazhi, apo mund të thuhet që ka mbërritur që tani?

Kryetari i Bashkisë është elbasanas, njeri me kulturë, bashkëmoshatari im, por nuk e di sa tifoz është, a ka ndonjë damar verdheblu në zemrën e tij? Më bënë përshtypje indiferenca e mikut tim Artim Kovaci, si zv/kryetar, ai duhet të reagoj dhe të kuptoj se po flitet për Elbasanin, atje ku të parët tanë kanë lënë amanetet e tyre për këto ngjyra, për më tepër që z. Kovaci vjen nga një familje e nderuar futbollistësh. I bëj thirrje miqësisht që mos shikoj inatet personale, jemi këtu për Elbasanin!

Sa i takon faktit që Kryetari Bashkisë ka marrë ndonjë sms për këtë temë, kjo pak rëndësi ka, të jeni të bindur se nuk do të ndjekim asnjë rrugë private, por vetëm zyrtare. Ne kemi nisur një peticion dhe deri tani janë marrrë në 2 ditë 500 firma. Ky peticion do ti drejtohet Bashkisë  dhe nëse në afatin kohor të përcaktuar nga ne s’do të merret një përgjigje zyrtare, ateherë tifozët e shumtë do të jenë përpara Bashkisë për të protestuar për ngjyrat e qytetit të tyre, të pa politizuar në asnjë second. Ne nuk do ndalemi deri në fund në qëllimin tonë. E kam shprehur edhe më parë, nëse pret një kohë të gjatë, s’do të thotë se e ke humbur luftën, thjeshtë je fuqizuar sa duhet për ta përballuar atë dhe tashmë je i gatshëm për sulm.

Nëse vret një person, quhet kriminale dhe për këtë dënohesh me burg. Por kur Bashkitë vrasin një ekip, a nuk është kriminale? Pra veçse një zgjidhje në këtë moment nga kryetari i saj, a kanë detyrimin personat drejtues atje që të kërkojnë falje për gjithçka ka kaluar skuadra në këto vite?

Nuk e di nëse ata kanë ndopak dashuri për skuadrën, apo janë errësuar nga muret e Bashkisë? Bashkia ka qenë bashkëaksionare dhe dorëzimi i një firmë anonime është një tjetër abuzim që vazhdon me skuadrën tonë. Kemi informacione të detajuara se ka abuzim në kalimin e pronësisë së Manchester Group. Diçka e tillë është e njëjtë me braktisjen e një foshnje në rrugë. Madje, as qeni (kjo kafshë besnike) nuk e abandonon asnjëherë këlyshin e saj pa qenë i bindur se është në duar të sigurtë apo i fortë për të përballuar jetën! Ky është krimi më I madh dhe përgjegjësit duhet të ndërgjegjësohen, të kuptojnë se pas asaj skuadre ka mijëra zemra që kanë ndalur së rrahuri, por jo së jetuari dhe protestuari.

Një pyetje për kureshtje më shumë. Sa iu tundon ajo ideja dhe sigurisht që mund t’ju vijë inat me veten tuaj, për faktin se Elbasani nuk mund të luajë në një stadium si i “Air Albania”. Nëse do e kishte mundësinë dhe do të ishte në Superiore tani, mendoni se do të stërmbushej, duke parë edhe distancën e afërt pasi është si një lagje e Tiranës?

Nuk ka rëndësi ku luajmë. Ne duam të shohim Elbasanin në fushë. Stadiumi është shumë I bukur, por kur aty luan Elbasani. Ai stadium është për kombëtaren. Dhe ju e keni parë që kur emri i kundërshtarit të Kombëtares nuk është i madh, stadium nuk mbushet, pse? Sepse tifozerinë elbasanase ka kohë që i është thyer zemra, ata kanë mall për skuadrën e zemrës në fillim, më pas kombëtaren normalisht që e duam të gjithë. Sa për të mbushur stadiumin, dihet se pavarësisht xhelozive, Elbasani e do futbollin, traditën, dashuria për ekipin tregohet me fakte, jo me fjal në intervista. Mungesa e tyre në stadium, është një revoltë e heshtur, por që tashmë do të konvertohet në “luftë”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online