“Lojtarë që janë dhjamosur në shtëpi”, Sinan Idrizi: Flamurtari ishte katastrofë, e marrë unë përgjegjësinë

Nga Klaudio Ndreca

Sinan Idrizi vazhdon të mbajë një tjetër qendrim nga shumica e klubeve në Superiore, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kampionatit shqiptar. Në fakt për Flamurtarin ka përfunduar prej kohësh sezoni, pasi ky vit nuk ka qenë aspak i mirë për ta, madje për t’u harruar sa më parë.

Në vitin tjetër do të duhet që llogaritë të bëhen në Kategorinë e Parë, për të shpresuar një ringjitje në elitë. Teksa intervistohet nga “Syri.tv”, Idrizi pranon përgjegjësinë për këtë dështim në këtë kampionat, duke u shprehur se kjo ka ardhur nga keqmenaxhimi.

“Te Flamurtari është dhënë një pagë lufte tani që vetëm pagë lufte nuk quhet, nga 2 milionë lekë të vjetra për çdo lojtar. Nga ndihma e Federatës ka ardhur dhe e kanë përfituar gjithashtu, nuk ka pasur asnjë vonesë kjo histori. Problemi i sportit është më tepër në kohën e paqes sesa të luftës. Nëse ky sezon do të mbyllet apo vazhdojë është një problem tjetër. Unë e kam thënë vetë që nuk ka më kuptim që të vazhdohet për t’u luajtur. Lojtarë që janë dhjamosur e kanë nga 2-3 muaj në shtëpitë e tyre dhe të shkosh që t’i nxjerrësh një ditë të bukur… Ky ishte një sezon katastrof për Flamurtarin, kjo ishte përgjegjësia ime dhe keqmenaxhim”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online