“Nxehja” para Luftëtarit, Ze Maria do… agresivitet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Fitorja 1-4 në Kupën e Shqipërisë, normalisht që është shumë pak për Tiranën, për të rikthyer qetësinë që i mungon. Kryeqytetasit mundën Ilirinë, por nuk duhet harruar që në kampionat kanë vetëm 1 pikë pas 3 javësh dhe do të takohen me skuadrën e vetme që ndodhet pas tyre në klasifikim.

Trajneri Ze Maria sheh stolin që t’i lëkundet dhe nuk ishte e vështirë që dhe pas suksesit me skuadrën nga Fushë-Kruja të ishte jo shumë i kënaqur, ndonëse skuadra iu përgjigj mirë ndaj një kundërshtari që ishte më inferior. Edhe kur ndeshja ishte 1-4, tekniku disa herë u dëgjua që t’i kërkonte të tijve të ishin më agresivë, çka ishte thelbësorja për të.

Në fund të ndeshjes me Luftëtarin, me shumë gjasa njëri mes tij dhe Kostiç do të marrë valixhet. Ndeshja me Ilirinë ishte vetëm përgatitje para një takimi shumë të nxehtë, që mund të vendosë shumë për të ardhmen e tij. Ndaj Ilirisë në fushë ishin një pjesë e titullarëve dhe ai vetë e pranoi pas ndeshjes se ishte një takim parapërgatitor me Luftëtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *